Artisti rus micro-miniaturist nga qyteti siberian Omsk Anatali Konenko krijoi çizmet më të vogla prej shajaku në botë. Pala e çizmeve dimërore 3-milimetërshe prej leshi natyral mund ti bëjë vetëm ndonjë pilivese të madhe. Për shkak të përmasave jashtëzakonisht të vogla artisti u detyrua të punojë me ndihmën e mikroskopit, prandaj procesi i prodhimit të një çizmeje i mori plot 3 orë atij.

0Anatali Konenko ka thyer tashmë jo njëherë rekorde botërore: ai bëri librin më të vogël me përmasa më pak se 1 milimetër. Midis punëve të tij mund të përmendet edhe karvani i deveve në vrimën e gjilpërës, pleshti i mbathur me patkonj dhe 10 miniatura të tjera, të cilat mund të shihen vetëm me syze ose me lupë.