Anija ruse e peshkimit “Sparta”, e cila mori një të çarë pranë brigjeve të Antarktidës, filloi pompimin e karburantit të vet në akullthyesen e Koresë së Jugut “Araon”. Pa ngarkesë të tepër anija mund të rivendosë ekuilibrin dhe ekuipazhi do të ketë mundësi të riparojë plotësisht të çarën.

0E çara në korpusin e anijes së peshkimit me diametër rreth 30 centimetra u bë rezultat i përplasjes me një çopë të madhe akulli lundrues më 16 dhjetor. Në bordin e “Sparta” ndodhen 32 marinarë. Kapiteni i akullthyeses “Araon” njoftoi se shpreson ta nxjerrë anijen ruse të peshkimit në ujëra pa akuj ditën e martë.