Fizikantët japonezë arritën të zbulojnë se si ka humbur 6 nga 10 dimensionet, të cilat, sipas teorisë, ka patur Universi pas lindjes - 1 dimension kohor dhe 9 hapësinorë.

0Për verifikimin eksperimental shkencëtarët japonezë nga disa universitete kanë përgatitur dhe lançuar në superkompjuterin Hitachi SR16000, i cili është i aftë për të kryer 90 trilionë operacione në sekondë, modelin e zhvillimit të Universit pas Shpërthimit të Madh. Rezultati i përftuar konfirmoi se Universi ka lindur 10 dimendional, por 6 dimensione hapësinore dolën “të tepërta”. Si përfundim mbetën vetëm 3 dimensione dhe koha, e cila riprodhon strukturën e Universit të vërtetë.