Pastiçierët lituanezë nga Siauliai poqën një pemë 3 metra të lartë me rastin e Krishtlindjeve. Në përgatitjen e një kryevepre të tillë u përfshinë rreth 50 veta. Atyre iu desh një javë e tërë për pjekjen e pandispanjës dhe petave me të cilat u ndërtua “bredhi”.

0Për përgatitjen e pemës u deshën 150 kilogramë miell dhe një sasi po e tillë sheqeri, 1500 kokrra vezë dhe 145 litra vaj vegjetal. Më shumë se 200 kilogramë sheqer dhe mjaltë u nevojitën për fiksimin e konstruksionit rekord. Pema u zbukurua me marzipanë, fara lulëkuqeje dhe çokollatë.