Rusia do ti japë Qipros një kredi prej 2.5 miliardë euro. Kështin e parë Rusia do t’ia vërë asaj në dispozicion deri më 31 dhjetor. Marrëveshja për këtë u nënshkrua në Moskë nga Ministri i Financave i Qipros Kikis Kazamias dhe Zëvendës ministri rus i financave Sergei Storçak. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Financave të Qipros theksohet rëndësia e kredisë ruse, e cila tejkalon 10% PBB-në e vendit.

0Qiproja po përjeton aktualisht vështirësi serioze për shkak të problemeve të borxhit të Greqisë fqinje, me të cilën është e lidhur ngushtë ekonomia e saj. Autoritetet e Qipros nuk dëshirojnë ti drejtohen për ndihmë financiare Bashkimit Evropian.