Ish Kryeministri i Hungarisë, socialisti Ferenc Gyurcsány u arrestua nga policia ditën e premte gjatë një aksioni proteste kundër politikës së pasardhësit të tij, politikanit të krahut të dhjathtë Viktor Orban, raporton Agjencia AFP. Arrestimi i tij ndodhi pranë godinës së parlamentit.

0Përveç Ferenc Gyurcsány u ndalua edhe një grup deputetësh nga partia e “gjelbër” e krahut të majtë politik LMP. Ata e mbërthyen veten me pranga tek kangjellat e portës që bllokon hyrjen në kompleksin e godinave parlamentare në brigjet e Danubit. Sipas fjalëve të deputetëve të arrestuar, të cituar nga Agjencia AFP, partia e krahut të djathtë Fidesz një ditë para Krishtlindjeve arriti në mënyrë të fshehtë miratimin në parlament të një sërë ligjeve që përbëjnë kërcënim serioz për demokracinë.