Kryeministri i Pakistanit Yousaf Gillani akuzoi komandën e lartë ushtarake dhe udhëheqjen e shërbimeve speciale në përgatitjen e grushtit ushtarak të shtetit në vend. Duke marrë fjalën në parlament ai deklaroi, se “elita” ushtarake dhe organet e zbulimit po ndërmarrin përpjekjet për të rrëzuar nga pushteti presidentin dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Yousaf Gillani ngarkoi gjithashtu me përgjegjësi komandën ushtarake dhe udhëheqjen e shërbimeve speciale për faktin se Kreu i likuiduar i grupimit terrorist “Al Qaeda” Osama bin Laden pat jetuar për 6 vjet me radhë pa u ndëshkuar në qytetin pakistanez Abbottabad.

0Të enjten në mediat botërore u duk deklarata e përfaqësuesit të ushtarakëve pakistanezë mbi atë, se ata kanë ndërmend të arrijnë ndryshimin e regjimit me mjete paqësore.