Hëna nuk është i vetmi satelit natyral i Tokës, ajo në të vërtetë ka shumë të tillë. Megjithatë këta satelitë rrotullohen rreth planetit tonë përkohësisht. Ky fakt u konfirmua nga bashkëpunëtorët e Massachusetts Institute of Technology dhe Univesity of Hawaii.

0Si shembull shkencëtarët marrin asteroidin e vogël, i cili u zbulua në afërsi të orbitës tokësore në vitin 2006. Ai përshkoi rreth e përqark Tokën deri në vitin 2007. Duke eksploruar fushën gravitacionale të Hënës dhe Tokës shkencëtarët arritën në konkluzionin se “tërheqje” të tilla të objekteve kozmike në orbitë ndodhin mjaft shpesh. Sipas mendimit të tyre, në çdo segment kohor Toka duhet të ketë të paktën një satelit të tillë me diametër jo më pak se 1 metër.