0Numri i viktimave të shpërthimeve në Damask arriti në 30 persona, më shumë se 50 të tjerë janë plagosur. Këto të dhëna njoftohen nga Agjencia Reuters me referim tek kanali televiziv libanez “Al-Manar”. Kanali, i cili i përket Lëvizjes shiite “Hezbollah” në Liban, konfirmon se informacioni është marrë nga korrespondenti i tij në vendin e ngjarjes.