Rusët përcaktuan ngjarjet më të rëndësishme, sipas mendimit të tyre, të vitit në përfundim. Sipas sondazhit të Qendrës ruse për Hulumtime të Opinionit Publik, në vendin e parë dhe të dytë u renditën përkatësisht lufta në Libi dhe avaria në centralin bërthamor “Fukushima-1” në Japoni. Në vendin e tretë - kriza ekonomike, në të katërtin - revolucionet arabe. Kurse vendin e pestë qytetarët rusë ia atribuuan zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit në vend.

0Midis ngjarjeve më të rëndësishme të vitit u përcaktuan gjithashtu pranimi i Rusisë në OBT, trazirat në Egjipt, vdekja e anëtarëve të klubit rus të hokeit “Lokomotiv” në një aksident ajror, problemi i mbrojtjes amerikane antiraket si dhe vdekja e sipërmarrësit dhe shpikësit të famshëm amerikan Steve Jobs.