Në një aksident të madh rrugor në rrethinat perëndimore të Moskës gjetën vdekjen 8 persona dhe 4 të tjerë u plagosën. Aksidenti ndodhi në të gdhirë të 23 dhjetorit në kilometrin 125 të autostradës Minsk. Mikrobusi “Ford”, gjatë rrugës nga Moska, në parakalim e sipër u përplas me një autobus interurban dhe pas kësaj fluturoi në korsinë e kundërt të lëvizjes dhe u përplas ballas me një kamion të rëndë.

0Sipas njoftimeve të burimeve të ndryshme, një nga shkaqet e aksidentit rrugor u bënë reshjet e dendura të parreshtura të dëborës.