Ministri i Jashtëm i Armenisë Eduard Nalbanian i shprehu mirënjohjen “udhëheqjes së lartë dhe Asamblesë Kombëtare të Francës, gjithë popullit francez” në lidhje me miratimin e projekt-ligjit që penalizon mohimin publik të faktit të Gjenocidit Armen të vitit 1915 në Perandarinë Osmane. Siç deklaroi Ministri i Jashtëm armen, Franca me këtë ka demonstruar edhe një herë besnikërinë e vet ndaj vlerave universale.

0Ndërkohë, Turqia reagoi ndaj këtij projekt-ligji me bllokimin e të gjitha konsultimeve politike, me pezullimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak me Francën. Ambasadori turk në Paris mori udhëzim për tu kthyer në Ankara për konsultime. Turqia e quajti vendimin e Parlamentit të Francës të padrejtë, kurse dokumentin të bazuar në racizëm dhe ksenofobi.