Anija kozmike ruse “Sojuz” do të ankorohet sot me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Në përbërjen e ekuipazhit të ri internacional hyjnë kozmonauti rus Oleg Kononenko, astronauti i Agjencisë Hapësinore Evropiane Andre Kuipers dhe astronauti amerikan Donald Pettit. Në SKN ata do ti presin kozmonautët rusë Anton Shkaplerov dhe Anatoli Ivanishin si dhe astronauti amerikan Daniel Burbank.

0Raketëmbajtësja me anijen kozmike startoi nga kozmodromi “Bajkonur” të mërkurën. Ekuipazhi aktual do të duhet të kryejë një mision të rëndësishëm - të pranojë në orbitë anijen e parë transportuese kozmike komerciale.