0Në kryeqytetin e Sirisë - Damask të premten buçitën 2 shpërthime terroriste. Për këtë i njoftuan Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” gazetarët e Agjencisë siriane SANA. Shpërthimi i parë ushtoi në rajonin qendror të kryeqytetit Kafar Souci. Terroristët sulmuan godinën e Drejtorisë të sigurisë së Sirisë. Shpërthimi i dytë ndodhi në veri të Damaskut - sulmit iu nënshtrua një nga degët administrative të Drejtorisë së sigurisë. Mbi viktima dhe të lënduar tani për tani nuk ka asnjë informacion. Përgjegjësia për këto shpërthime i ngarkohet grupimit të “Al Qaeda”.