Aviacioni i largët i Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë feston 97 vjetorin e themelimit të vet. Më 23 dhjetor të vitit 1914 Perandori rus Nikollai II lëshoi dekretin për formimin në ushtrinë ruse të skuadronit të parë të avionëve katër-motorësh “Ilia Muromec”, që hodhi themelet për krijimin e aviacionit të rëndë jo vetëm në Rusi, por dhe në botë.

0Aktualisht aviacioni i largët është pjesë integrale e Forcave bërthamore strategjike të Rusisë. Ai është projektuar për të asgjësuar objektet ushtarake në prapavijën e thellë të armikut si dhe për të kryer zbulimin ajror.