Rrëmuja e madhe, preokupimet e pragut të Vitit të Ri, që kishin përfshirë tradicionalisht qytetet sovjetike në ditët e fundit të vitit 1991, shpërqëndruan vemendjen e banorëve të Bashkimit Sovjetik (BRSS) nga problemet globale. Shumë njerëz as që mund ta mendonin atëhere se do ta prisnin Vitin e Ri në një vend tjetër -  ndërsa më saktë në 15 vende të ndryshme.

BRSS, i cili zinte 1/6 e gjithë tokës së botës, pushoi së ekzistuari. Po kush përfitoi nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik?

Kriza në BRSS filloi të bëhet mjaft evidente në mes të viteve 1980-të. Shteti kishte nevojë, në radhë të parë, për ristrukturimin radikal të ekonomisë. Atë duhej ta pasonte reformimi i sistemit politik. Ai ishte planifikuar të realizohej në mënyrë graduale.

Por gradualisht kjo gjë nuk u bë dot. Më parë pushteti në vend ishte i centralizuar - të gjitha fijet bashkoheshin në duart e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Por ky rol i Partisë aty nga fundi i viteve ’80 u dobësua në mënyrë të ndjeshme, ndërsa shumë shpejt pas kësaj bile u amortizua fare. Dhe atëhere udhëheqësit e republikave sovjetike filluan të flasin për sovranitetin dhe daljen nga përbërja e Bashkimit, megjithëse pozicioni i përfaqësuesve të elitave politike në republikat sovjetike si zor të quhet më i keq, më i vështirë se ai aktual.

Në të njëjtën kohë nuk mund të thuhet se qytetarët e thjeshtë e dëshironin shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Më 17 mars të vitit 1991 u mbajt referendumi i mbarë Bashkimit Sovjetik për ruajtjen e BRSS. Në këtë referendum morrën pjesë 80% e banorëve të vendit me të drejtë vote. Pothuajse të gjithë ata (më shumë se 76%) u shprehën në favor të ruajtjes së Bashkimit Sovjetik. Megjithatë puna përfundoi me nënshkrimin më 26 dhjetor të vitit 1991 të Marrëveshjeve të Bjellovezhskut (Bialowieza) dhe dukjen në hartën e botës të 15 shteteve sovrane. Në këtë kishte tundime të caktuara për përfaqësuesit. Për shembull, dukja e vendeve të tilla të reja pune si parlamentet, qeveritë dhe administratat presidenciale të shteteve sovrane. Por kishte dhe të tjerë, thekson analisti politik rus Aleksei Muhin:

- Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, natyrisht, nuk ishte aspak i leverdisshëm për njerëzit e thjeshtë. Për vetë faktin se shkatërronte sistemin social sovjetik që u siguronte atyre në një mënyrë ose në një tjetër një nivel të caktuar të jetese. Dhe në referendum populli sovjetik u shpreh për ruajtjen e BRSS. Tjetër punë është ajo se shpërbërja ishte tejet e leverdisshme për elitat rajonale, duke përfshirë edhe ato ruse. Ajo krijonte mundësi për të blerë si pronë private, e cila, siç dihet, ishte e ndaluar në Bashkimin Sovjetik - mjetet e prodhimit.

Në situatën që mbizotëronte në atë kohë si brenda vendit, ashtu dhe në botë, në tërësi, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik u bë një gjë krejtësisht e natyrshme, mendon analisti politik Andrei Zaharov:

0- I gjithë problemi konsiston në faktin se Bashkimi Sovjetik ishte një formim fort i komplikuar shtetëror. Unë ka parasysh, para së gjithash, karakterin shumëkombësh të shtetit. Po ashtu si dhe të gjitha shtetet me përbërje komplekse, ky shtet (Bashkimi Sovjetik) nënkuptonte ekzistencën, praninë e sistemit të njëfarë lloj mitosje, blerje (korruptimi) të elitave kombëtare nga ana e pushtetit qendror. Bashkimi Sovjetik hyri në periudhën e krizës ekonomike në fund të viteve ’80: mjafton të kujtojmë, në këtë rast, faktin se çmimi i naftës ra asaj kohe nën 10 $ për fuçi. Ndërsa me para të tilla ishte e pamundur të financohej më miqësia e popujve.

Igor Sileckij