Numri i abonentëve të microblogut personal të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev (MedvedevRussia) në rrjetet shoqërore në Twitter këtë javë i tejkaloi 800 mijë personat.

Versionin anglisht të microblogut (@MedvedevRussiaE) e lexojnë më shumë se 147 mijë përdorues. Auditori i llogarisë zyrtare (accaunt) të Medvedievit  (@KremlinRussia), ku publikohen njoftimet në lidhje me punën e presidentit, përbën më shumë se 245 mijë veta.

0Kryetari i Shtetit e hapi microblogun e vet në qershor të vitit 2010. Microblogu i tij u bë microblogu i parë rus në site Twitter.com, i cili mori statusin e verifikimit - konfirmimit se blogu i takon me të vërtetë atij.