Rrëmuja e madhe, preokupimet e pragut të Vitit të Ri, që kishin përfshirë tradicionalisht qytetet sovjetike në ditët e fundit të vitit 1991, shpërqëndruan vemendjen e banorëve të Bashkimit Sovjetik (BRSS) nga problemet globale. Shumë njerëz as që mund ta mendonin atëhere se do ta prisnin Vitin e Ri në një vend tjetër -  ndërsa më saktë në 15 vende të ndryshme.

Në përgjithësi, industria e turizmit vendas raporton mbi sukseset e veta dhe e shikon të ardhmen me optimizëm. Dhe kjo pavarësisht nga fakti se në vitin 2011 ka patur jo pak pengesa për udhëtimet nëpër botë. Por rusët janë një kategori e veçantë turistësh, mendon Drejtorja ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë Maja Lomidze:

- Këtë vit, sipas vlerësimeve të Shërbimit Federal të Statistikës Shtetërore të Rusisë “Rosstat”, do të thyhet rekordi i radhës për gjithë kohën e ekzistencës së tregut turistik. Dhe numri i turistëve tanë, të cilët kanë kaluar pushimet e veta si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij, do të jetë më i lartë se në vitin 2010.

Megjithatë këta tregues, si dhe fitimet e industrisë së turizmit, mund të kishin qenë akoma dhe më të mëdha në qoftë se nuk do të kishte patur kataklizma, venë në dukje në Shoqatën e Operatorëve Turistikë të Rusisë. Në mënyrë veçanërisht të dhimbshme e goditi industrinë e turizmit “Pranvera arabe”. Që nga shkurti e deri në prill u ndaluan fluturimet në Hurghada dhe Sharm el-Sheikh, fluksi i turistëve ra me 40%. Anulimi i tureve, udhëtimeve dhe kthimi i paketave turistike u kthyen për firmat turistike në humbje që numërojnë dhjetra miliona dollarë.

Sipas fjalëve të Maja Lomidze, interesi i rusëve është zhvendosur aktualisht në drejtim të Greqisë, Spanjës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Lidere në tregun e preferencave turistike u bë Greqia, ku rritja e fluksit të turistëve arriti në gati 60%.   

Sipas të dhënave të “Rosstat”, numri i atyre që preferuan të kalojnë pushimet brenda vendit në vitin 2011 ishte dy herë më i lartë se i adhuruesve të tureve në vendet e huaja. Dhe prandaj nuk të habit aspak fakti se operatorët turistikë i kanë lidhur shpresat e veta me zhvillimin e turizmit në vend. Edhe një shpresë tjetër për ta janë vizitorët nga jashtë shtetit. Numri i tyre u rrit këtë vit me 10%. Por dhe ky nuk është treguesi maksimal, shprehen me bindje të plotë analistët e tregut. Zhvillimi i turizmit për të huajt është edhe një tjetër drejtim shumë premtues, mendon Kreu i departamentit analitik të Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë Gennadi Borovikov:

- Ne jemi të vetëdijshëm se përpara na presin dy ngjarje të mrekullueshme, mjaft impresionuese. Këto janë Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi dhe Kampionati Botëror i Futbollit i vitit 2018. Duke filluar që nga viti 2013, kur do të kenë përfunduar së ndërtuari objektet kryesore, do të ndodhë një hop i theksuar në sferën e industrisë së turizmit dhe të huajt do të fillojnë të vijnë në Rusi. Atëhere edhe hotelet nuk do të jenë kaq të shtrenjtë si tani. Edhe infrastruktura do të jetë shumë më e mirë - aeroportet, rrugët automobilistike e kështu me radhë.

0Përveç kësaj, operatorët turistikë kanë ndërmend të zhvillojnë turizmin ekologjik, duke i ofruar vizitorëve të huaj udhëtimet e mrekullueshme në liqenin Baikal, në Gadishullin e Kamçatkës dhe Altai.

Elena Kovaçiç