Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) po zhvillon bisedime me kolegët rusë për blerjen e vendeve në anijet e pilotuara kozmike “Sojuz” pas vitit 2016, njoftoi të mërkurën Zëvendësi i parë i kreut të NASA-s William Gerstenmaier.

0Në momentet aktuale, pas heqjes dorë prej SHBA nga shfrytëzimi i Shuttle, Rusia u bë i vetmi vend që dërgon njerëz dhe mallra në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).