Modernizimi i sistemit politik të vendit duhet tu japë më shumë mundësi qytetarëve të vendit për të ndikuar në politikat dhe vendimet që prekin të drejtat dhe interesat e tyre. Kjo është tema qendrore e Mesazhit të Presidentit Medvediev drejtuar Asamblesë Federale.

Mesazhi presidencial drejtuar Asamblesë Federale është deklaratë programative, në të cilën përcaktohen drejtimet kryesore të punës. Mesazhi i këtij viti për Dimitri Medvediev është i fundit, mandati i tij presidencial përfundon në maj të vitit 2012. Ai nuk ka ndërmend të kandidojë më për postin e kryetarit të shtetit. Duke iu drejtuar deputetëve të Dumës së VI Shtetërore, e cila filloi në prag punën në përbërje të re, Presidenti Medvediev vuri në dukje se partia drejtuese duhet të fillojë procesin e transformimeve politike. Këtë e kërkon medoemos shoqëria. Pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorin në mbarë vendin u zhvilluan aksione masive proteste dhe demonstrata të të pakënaqurve me rezultatet e zgjedhjeve. Dimitri Medvediev theksoi se pranon me respekt  e vemendje çdo kritikë të arsyeshme, të vlefshme:

- E drejta e njerëzve për të shprehur mendimin e vet me të gjitha mjete legjitime është e garantuar. Por përpjekjet për të manipuluar me qytetarët e Rusisë, për ti mashtruar ata dhe për të mbjellë përçarje sociale në gjirin e shoqërisë janë të papranueshme. Ne nuk do të lejojmë provoktorët dhe ekstremistët të përfshijnë shoqërinë në aventurat e tyre. Është e palejueshme edhe ndërhyrja nga jashtë në punët tona të brendshme. Rusisë i duhet demokracia e liria dhe jo kaosi.

Presidenti Dimitri Medvediev propozoi për të realizuar reformën komplekse të sistemit politik rus, në veçanti, zbatimin e procedurës së thjeshtëzuar për regjistrimin e partive dhe ndryshimin e sistemit të zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa duke folur për zhvillimin ekonomik ai theksoi, se në Rusi është e nevojshme të krijohen mundësi maksimale për të stimuluar biznesin e vogël dhe të mesëm dhe për të marrë përfitime të ndjeshme nga inovacionet (risitë). Kjo është e domosdoshme për tërheqjen e investimeve në krijimin e një industrie bashkëkohore, një bujqësie me efektivitet të lartë dhe një infrastrukture “të mençur”.

Që tani është e qartë se vendin e presin kohë të vështira, pranoi Presidenti. Por është plotësisht evidente gjithashtu, tha ai, se Rusia jo vetëm që përballoi me dinjitet provimin me krizën, por dhe ka arritur rezultate pozitive në këto kushte tejet të vështira. Përmblodhi Dimitri Medvediev edhe rezultatet e punës së tij 4-vjeçare:

0- Gjatë gjithë këtyre viteve unë kam punuar me një qëllim - për ta bërë jetën e njerëzve në Rusi më të mirë, më të sigurtë, më të denjë. Pikërisht për këtë arsye dhe ishte tejet e rëndësishme që të ruhej stabiliteti ekonomik dhe politik në vend.

Svetllana Kallmikova, Anna Forostenko