0“Në programin shtetëror të armatimeve deri në vitin 2020 theksi vihet në llojet e reja të armëve dhe teknikës ushtarake që janë të bazuara në teknologjitë moderne. Gjatë kësaj pjesa më e madhe e porosive shtetërore tashmë i është shpërndarë ndërmarrjeve të sferës së mbrojtjes për vitet e ardhshme. Kjo do të përmirësojë në mënyrë të qenësishme mundësitë e zhvillimit të ndërmarrjeve të industrisë së mbrojtjes. Pavarësisht nga kushtet e vështira të krizës ne kemi ndërmarrë hapat e destinuar për ta bërë ushtrinë dhe flotën tonë më kompakte, më mobile (të lëvizshme) dhe më efikase për luftim”, - deklaroi Dimitri Medvediev në Mesazhin e vet drejtuar Asamblesë Federale.