Prodhuesja më e madhe e automobilave të lehtë në Rusi uzina “AvtoVAZ” të enjten filloi shitjen e automobilit të ri “Lada Granta”, e cila u kontruktua mbi bazë të platformës së modelit “Lada Kalina”. Kostoja e këtij automobili është 7.500 $ në kompletim “standart”, dhe 8.500 $ në kompletimin “normë”.

0Që në fillim të shtatorit “AvtoVAZ” ka marrë nëpërmjet Internetit rreth 20.000 porosi paraprake për këtë model automobili. Në vitin 2012 gjigandi rus i prodhimit të automobilave planifikon të hedhë në treg më shumë se 100.000 “Lada Granta”.