Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev konfirmoi se Moska është e hapur për dialog konstruktiv dhe për punë të përbashkët konkrete me partnerët në lidhje me çështjen e mbrojtjes antiraket (MAR).

“Ne sinqerisht shpresojmë se partnerët tanë do të na dalin përpara me qëllim të gjetjes së rrugëzgjidhjes sa më të shpejtë reciprokisht të pranueshme dhe vazhdimin e punës për përfundimin e traktatit të ri për sigurinë evropiane”, - theksoi ai në Mesazhin e vet të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.