0Metroja e Moskës të mërkurën theu rekordin përkatësisht numrit të udhëtarëve të transportuar - për gjithë ditën 9.200.000 veta. Zakonisht treguesi mesatar vjetor nuk e tejkalon shifrën 8.6 milionë pasagjerë. Siç njoftoi në konferencën për shtyp Kreu i Metrosë së Moskës Ivan Besedin, rritja e trafikut është e lidhur me reshjet e dendura të dëborës që ranë me shumicë në prag në kryeqytetin rus. Për më pak se 24 orë në Moskë ranë rreth 12 centimetra borë, kurse në disa rajone të tjera deri në 15 centimetra.