Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev propozoi krijimin e televizionit publik në vend. Në përgjithësi, për përmirësimin e komunikimit me publikun duhet të shfrytëzohen të gjitha teknologjitë më moderne, tha Kryetari i shtetit duke iu drejtuar parlamentit me Mesazhin e përvitshëm.

Ai sugjeroi që në të ardhmen e afërt të zgjidhet problemi, i cili ka të bëjë me realizimin e një projekti të tillë në bazë të një prej kanaleve televizive ekzistuese federale, me kusht që “asnjë prej pronarëve të këtij mjeti të ri informativ të mos ushtrojë ndikim vendimtar në marrjen e çdo vendimi.