Dimitri Medvediev deklaroi mbi domosdoshmërinë e zhvillimit të një reforme komplekse të sistemit politik të vendit. Ai tha se i vë veshin dhe i kupton për mrekulli ata që dalin në favor të ndryshimeve.

Presidenti propozoi një sërë masash: të kalohet tek zgjedhjet e drejtuesve të subjekteve të Federatës Ruse nga elektorati, të anulohet sistemi i mbledhjes së nënshkrimeve për regjistrimin e kandidatëve, të ndryshojë sistemi i zgjedhjeve në Dumën Shtetërore, të futet përfaqësimi proporcional në 225 qarqet, të ndryshohet rregulli i formimit të komisioneve qendrore dhe rajonale zgjedhore.