Presidenti Dimitri Medvediev mendon se arritja kryesore e presidencës së tij është kapërcimi nga Rusia i krizës globale financiare pa pasoja të rënda, serioze. Në Mesazhin e përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale në Moskë ai vuri në dukje se forcimi i rezervave të vendit për llogari të të ardhurave të naftës ka qenë dhe mbetet një politikë e arsyeshme.

Ai tha se Rusia u bë ekonomia e gjashtë në botë, PBB-ja në Rusi në vitin 2011 do të rezultojë rreth 4%, shifër kjo që tejkalon ndjeshëm shpejtësinë e rimëkëmbjes së shumicës së vendeve kryesore të botës.