0Me jehonën përkatësisht rezultateve të zgjedhjeve për Dumën Shtetërore dhe reagimin ndaj tyre nga ana e shoqërisë e filloi sot Dimitri Medvediev Mesazhin e vet të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

Ai tha, se reagimi ndaj zgjedhjeve ishte i ndryshëm, si pozitiv ashtu dhe negativ. Dhe kjo është një gjë krejtësisht normale. Duke folur në lidhje me protestat kundër shkeljeve të dyshuara gjatë fushatës së zgjedhjeve, Medvediev tha, se autoritetet nuk do të lejojnë provokatorët dhe ekstremistët të tërheqin qytetarët në aventura dhe ndërhyrjen nga jashtë në punët e brendshme të Rusisë. E drejta e njerëzve për të shprehur mendimin e vet është e garantuar, por përpjekjet e nxitjes, mbjelljes së përçarjes në gjirin e shoqërisë janë të papranueshme, deklaroi Presidenti i Rusisë. Ai uroi me rastin e zgjedhjes përbërjen e re të Dumës Shtetërore dhe tha se është i gatshëm për dialog me deputetët.