Vladimir Putin doli me një fjalim programatik ekonomik në forumin jubilar të Organizatës shoqërore “Rusia e Biznesit”, që synon krijimin e aleancës strategjike midis biznesit dhe qeverisë. Ai premtoi lançimin e transformimeve serioze në fushën e taksave, uljen e barrës fiskale mbi sektorin që nuk ka të bëjë me prodhimin e naftës dhe ta bëjë Rusinë brenda 10 vjetësh një nga vendet kryesore të botës me kushtet më të përshtatshme për zhvillimin e biznesit. Masat e propozuara destinohen ti japin start “industrializimit të ri” dhe të bëjnë fitimprurës në Rusi jo vetëm biznesin e naftës dhe gazit.

0Me përgatitjen e reformës së bashku me qeverinë do të merren Organizata shoqërore “Rusia e Biznesit” dhe Agjencia e Iniciativave Strategjike.