Centrali i parë bërthamor iranian “Busher” do të fillojë të funksionojë me fuqinë e vet të plotë më 20 mars të vitit 2012 dhe do të prodhojë energji elektrike me një kapacitet prej një mijë megavat. Për këtë njoftoi Ministri i Energjetikës i vendit Majid Namdz.

0Midis qeverive të Rusisë dhe Iranit në gusht të vitit 1992 u përfundua një marrëveshje për ndërtimin e centralit bërthamor. Lançimi i tij fizik, që do të thotë përfundim i testimeve të të gjitha sistemeve dhe nxjerrja në nivelin e prodhimit industrial, filloi nën kontrollin e inspektorëve të ANEA-s në gusht të vitit të kaluar. Në maj të këtij viti në bllokun e energjisë u zhvilluan punimet për nxjerrjen e impiantit bërthamor në nivelin minimal të kontrollueshëm të kapacitetit.