I Dërguari i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin me vendet e Afrikës Mihaill Margellov arriti në Tripoli.

Ai do të zhvillojë takime me udhëheqësit e qeverisë së sapo formuar të Libisë dhe udhëheqjen e Këshillit Kalimtar Kombëtar.

0Takimi i parë zyrtar do të zhvillohet me ish liderët e opozitës anti-gaddafiane, të cilët u bënë udhëheqja e re zyrtare e këtij vendi, e cila u njoh nga Rusia. Në të do të diskutohen perspektivat e lidhjeve politike dhe ekonomike mes dy vendeve. Rusia është e interesuar në thellimin e lidhjeve me Libinë. “Ne planifikojmë vazhdimin e bisedimeve mbi fatin e projekteve ekonomike ruse në Libi, të filluara gjatë sundimit të regjimit të rrëzuar”, - shtoi diplomati rus.