Vdekja e Udhëheqësit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) Kim Jong II mund të çojë në përshkallëzimin e konfliktit midis Veriut dhe Jugut në Gadishullin Korean. Qeveria në Seul po punon aktualisht në regjim të jashtëzakonshëm, forcat e armatosura të Koresë së Jugut janë vënë në gjendje gatishmërie të lartë luftarake.

Presidenti i SHBA tashmë deklaroi se Amerika po përgatitet të mbrojë aleatët e saj në Azi: Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Sipas mendimit të analistit të njohur ushtarak rus Aleksandër Hramçihin, është ende shumë shpejt për përhapje paniku. Mundësia e shpërthimit të konfliktit të armatosur ka ekzistuar gjithmonë, ndryshimi i pushtetit thjeshtë intensifikoi ndjenjën e pasigurisë.

Eksperti i Qendrës për Studime Koreane të Institutit të Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë Eugjeni Kim mendon se ka pak gjasa kofrontimi i armatosur në Gadishullin Korean:

- Veriu nuk ka ndërmend të iniciojë as luftë, as konflikte me askënd. Tani atij nuk i bie ndërmend fare për këtë gjë, sepse fillimisht duhet varrosur Kim Jong II, më pas vendi do të duhet të marrë veten nga kjo humbje, ndërsa më tej duhet të mendohet se si të kremtohet 100-vjetori i ditëlindjes së Kim II Sung. Prandaj një qasje e tillë ndaj çështjes në fjalë është krejtësisht e palogjikshme.

Eksperti i Qendrës për Studime Koreane të Institutit të Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë Konstantin Asmollov beson se në këtë situatë është më me vend ti kushtohet vemendje veprimeve të Seulit:

- Në qeverinë e Koresë së Jugut ka plot persona, mentaliteti i të cilëve është i molepsur nga “Lufta e Ftohtë”. Ata e perceptojnë kthimin e vet në pushtet gjatë drejtimit të Lee Myung-Bak si shansin e fundit për të fshirë nga harta e botës Korenë e Veriut. Lee Myung-Bak do të largohet nga pushteti vitin e ardhshëm. Duke marrë parasysh këtë fakt, nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj që ndonjëri prej tyre të vendosë të luajë va banque (kur në lojën e bixhozit njëri prej lojtarëve vë në kon të gjitha paratë që ka në dispozicion të vet). Provokimi nuk është vështirë të organizohet. Në Korenë e Veriut presin që të vihet në provë fortësia, qëndrueshmëria e saj dhe ajo do të përpiqet të demonstrojë forcën e shpirtit të vet të paepur, veçanërisht në nivelin e zyrtarëve të lartë. Të dyja vendet e kanë tani gishtin në këmbëz të pushkës dhe çdo lëvizje e rastësishme e prerë  mund të provokojë fillimin e të shtënave.

0Në këtë sfond thirrjet e disa ekpsertëve amerikanë “për ti dhënë fund punës” me Korenë e Veriut duken si nxitje dhe provokim i hapur. I shërben rritjes së tensionit edhe Organizata Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut “Human Rights Watch”, e cila bën thirrje për ushtrim presioni mbi Phenianin. Fjalët e Kryetares së saj Kenneth Roth, se gjatë drejtimit të Kim Jong II Koreja e Veriut ishte një ferr i vërtetë për të drejtat e njeriut, nuk tingëllojnë aspak me vend në sfondin e zisë mbarë kombëtare në këtë shtet.

Vladimir Fedoruk