Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komiteti Hetimor i Rusisë i paraqitën Presidentit Dimitri Medvediev raportin mbi shkeljet gjatë fushatës zgjedhore dhe votimit për Dumën Shtetërore të Federatës Ruse. Në këtë etapë janë përpiluar 2091 protokolle administrative, janë ngritur 53 çështje penale dhe po kryhen verifikime në lidhje me 259 ankesa.

Më shumë shkelje janë regjistruar në Moskë. Në këtë moment është evidentuar faji i 10 personave në rajone të ndryshme të Rusisë. Është shumë i rëndësishëm fakti që çështje të tilla çohen tani deri gjyq, theksoi Kryetari i Këshillit të Institutit Publik rus të ligjit zgjedhor Igor Borisov:

- Vetë fakti i ngritjes së çështjeve penale sipas faktit të falsifikimeve është tashmë një aspekt pozitiv. Kjo do të thotë se legjislacioni rus funksionon. Unë mendoj se masat e ndëshkimit për vepra të kësaj natyre duhet të jenë të tilla, që askujt të mos i shkojë më nëpër mend të falsifikojë vullnetin e votuesve tanë.

Siç vunë në dukje në Komitetin Hetimor, kësaj here njoftimet për shkelje në qendrat e votimit kanë ardhur jo vetëm nga përfaqësuesit e partive apo vëzhguesit e pavarur, por edhe nga qytetarët e zakonshëm. Të gjitha ato janë marrë parasysh dhe po verifikohen. Gjatë kësaj janë zbuluar edhe akuza false. I gjithë informacioni mbi zhvillimin e hetimeve dhe rezultatet e tyre është i hapur për publikun dhe për shtypin. Në këtë dhe konsiston dallimi kryesor në mes të kontrolleve pas zgjedhjeve në Rusi në krahasim me shtetet perëndimore, tha Igor Borisov:

-  Për shembull, këtë vit u zhvilluan zgjedhjet në Finlandë dhe fletët e votimit të një partie, ndërsa atje çdo parti i shtyp vetë fletët e votimit, nuk arritën deri në një vendvotim të vendit. Domethënë ky është një fakt i ditur, i bërë publik. Por më tej informacioni zhduket. Nuk dihet nëse u evidentuan fajtorët, u gjet apo jo fajtori kryesor - këto fakte u mbajtën të fshehura nga publiku. Kështu që në Rusi elementi i demokracisë në dënimin për falsifikime në zgjedhje është më shumë prezent se sa në shtetet perëndimore.

0Më parë KQZ-ja njoftoi se në bazë të konfirmimit të fakteve të shkeljeve janë anuluar rezultatet e votimit në 21 qendra votimi të Rusisë. Megjithatë, kjo nuk do të ushtrojë ndonjë ndikim të konsiderueshëm në rezultatin e zgjedhjeve. Sipas vlerësimit të Dimitri Peskov - Sekretarit të Shtypit të Kryeministrit Vladimir Putin - shkeljet e regjistruara gjatë zhvillimit të votimit mund të ndryshojnë rezultatin e jo më shumë se 0.5%. Por, me qëllim që të sigurohen në të ardhmen zgjedhjet nga falsifikimet, qoftë dhe të përmasave të tilla, u morr vendimi për t’i pajisur të gjitha qendrat e votimit në vend me web-camera.

Maria Vesnovskaja