0Presidenti Dimitri Medvediev propozoi zgjidhjen e problemit të arritjes së stabilitetit në Kaukaz me anë të mirëqenies. Vladimir Putin konfirmoi se ky prioritet mbetet i pandryshuar për Kremlinin. Ai kritikoi mjaft ashpër ata që kanë hedhur në qarkullim thirrjen “Mjaft më me mbajtjen e Kaukazit me ushqim!”. Sipas mendimit të Kryetarit të qeverisë, një pikëpamje e tillë është vdekjeprurëse, katastrofale për Rusinë:

- Le të arsyetojmë për një moment se çdo të thotë shprehja “Mjaft më me mbajtjen e Kaukazit me ushqim!”. Kjo do të thotë, se nuk duhet të investohen më mjete financiare në zhvillimin e Kaukazit të Veriut? Se nuk duhen krijuar vende të reja pune? Po nuk i bëmë këto të rinjtë e Kaukazit të Veriut do të vërshojnë atëhere me shumicë në rajonet e tjera të Rusisë, para së gjithash, në qytetet e mëdha në kërkim të punës, të një jete më të mirë. Gjë kjo që do ti shtojë dhe do ti ndërlikojë akoma dhe më shumë problemet e lidhura me migracionin.

Vladimir Putin i dha përgjigje edhe autorëve të propozimeve akoma dhe më radikale, të tilla si, për shembull, të ndahet fare Kaukazi nga Rusia, ti jepet republikave të tij pavarësia e plotë.

- Nëse ndodh një gjë e tillë, në një moment - jo në një orë, por në sekondë - do të gjendet të tillë, të cilët do të dëshirojnë të bëjnë të njëjtën gjë me formacionet e tjera nacional-territoriale të Rusisë. Ndërsa kjo do të thotë atëhere fund i Rusisë.

Rrugëzgjidhje e këtij problemi janë vendimet ekonomike. Kryeministri bëri publike paketën e masave, të cilat, në fakt, po bëhen pjesë e programit të tij zgjedhor presidencial. Forcimi i sektorit real të ekonomisë. Shpërndarja më e drejtë, më e barabartë e taksave në mes të qendrës federale dhe rajoneve. Mbështetja më aktive e biznesit të vogël dhe të mesëm. Krijimi i projekteve interesante, atraktive për investitorët.

0Në mbledhjen në Gudermes me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Çeçenisë u deklarua se në ditën e sotme janë përzgjedhur tashmë 44 projekte. Mishërimi i tyre në jetë do të krijojë 17.000 vende të reja pune në Kaukazin e Veriut. Kurse, në tërësi, në rajon gjatë 3 viteve të ardhshme planifikohet zbatimi i projekteve me vlerë totale mbi 400 miliardë rubla (gati 10 miliardë euro).

Konstantin Garibov