Një mënyrë mjaft origjinale dhe të përshtatshme për zbukurimin e pemëve të Vitit të Ri në Siberi shpikën banorët e qytetit Barnaul. Ata po i zbukurojnë bredhat në rrugë dhe në oborre me lodra të bëra vetë prej akulli. Këtë ide e promovuan punonjësit e Pallatit të Lidhjes së Martesave, duke dekoruar me lodra prej akulli disa bredha përpara godinës së tyre.

0Për përgatitjen e lodrave prej akulli përdoren format e lodrave për fëmijë ose ato të gatimit, në të cilat hidhet ujë dhe lihet të ngrijë për disa orë në të ftohtë. Pas kësaj lodrat janë gati. Duhet thënë se ato janë me të vërtetë shumë të bukura dhe se do të mund të ruajnë për një kohë të gjatë atmosferën e festës.