Fondacioni i mbështetjes dhe mbrojtjes së të drejtave të bashkatdhetarëve, të cilët jetojnë jashtë vendit, do të fillojë të veprojë nga 1 janari i vitit 2012, njoftoi sot Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov, që u zgjodh Kryetar i Këshillit të Nderit të Fondacionit.

Drejtime kryesore të punës së tij do të jenë mbështetja ligjore e qytetarëve rusë që jetojnë jashtë shtetit dhe mbrojtja e të drejtave të gjuhës amëtare.

0Fondacioni i mbështetjes dhe mbrojtjes së të drejtave të bashkatdhetarëve u krijua me Dekretin e Presidentit të Rusisë më 25 maj të vitit 2011 dhe financohet nga buxheti federal.