Duma Shtetërore e Rusisë, e cila u formua mbi bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit, do të mblidhet sot në seancën e vet të parë plenare.

Deputetët, të cilët për herë të parë janë zgjedhur për 5 vjet, dhe jo si më parë me mandat 4-vjeçar, sot do të duhet të përcaktojnë plotësisht strukturën e Dhomës së Ulët të parlamentit.

0Përbërja e trupit të deputetëve do të përtërihet me 45%. Sipas traditës mbledhjen do ta drejtojë anëtari më i vjetër i Dumës - veterani i Luftës së Dytë Botërore Vladimir Dollgih (anëtar i Partisë “Rusia e Bashkuar”). Për postin më të lartë në Dumë pretendojnë përfaqësuesit e të gjitha katër fraksioneve të përfaqësuara në parlament. Secili prej tyre e ka paraqitur tashmë kandidaturën e vet.