Qeveria japoneze dhe kompania operatore “Tokyo Electric Power” miratuan planin përfundimtar të veprimeve për likuidimin e pasojave të avarisë që ndodhi në centralin bërthamor “Fukushima-1” në 40 vitet e ardhshme.

0Në momentet aktuale të tre reaktorët e centralit bërthamor “Fukushima-1” janë vënë në regjimin e përshtatshëm që lejon kalimin tek punimet e dekontaminimit. 25 vjet do të duhen për nxjerrjen e boshteve metalike të shfrytëzuara të karburantit dhe karburantit të shkrirë bërthamor nga reaktorët. Çmontimi i plotë i centralit bërthamor “Fukushima-1” do të marrë 30-40 vjet.