Jashtë Sistemit tonë Diellor u zbuluan dy planete të krahasueshme për nga përmasat e veta me Tokën, të cilët rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me Diellin. Ata u quajtën “Kepler-20e” dhe “Kepler-20f”. Trupat qiellorë ndodhen në konstelacionin Lira afërsisht një mijë vjet drite nga Toka. Të dy planetet janë pozicionuar shumë afër yllit të ngjashëm me Diellin dhe për këtë arsye ekzistenca e jetës në to është e pamundur.

0Objektet në fjalë u zbuluan nga Teleskopi kozmik i NASA-s “Kepler”. Ai është projektuar për kërkimin e planeteve që rrotullohen rreth një ylli jashtë Sistemit tonë Diellor. Në fillim të dhjetorit “Kepler” gjeti planetin e parë potencialisht të banueshëm - “Kepler-22b”.