Teherani “nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë” SHBA për të parandaluar zotërimin e armës bërthamore nga ai, deklaroi të martën zyrtari i lartë amerikan, gjenerali Martin Dempsey.

0Ai konfirmoi se Pentagoni po harton planin për dhënien e goditjeve mbi objektet bërthamore të Iranit. Uashingtoni po shqyrton të gjitha variantet e mundshme, tha Martin Dempsey. Sipas fjalëve të tij, mund të sulmojë Republikën Islamike të Iranin edhe Izraeli. Ai shtoi se udhëheqja amerikane dhe ajo izraelite kanë shkëmbyer informacionet e shërbimeve të inteligjencës mbi programin bërthamor të Iranit.