Filloi nga puna Internet-dyqani i produkteve të licenzuara “Soçi-2014”. Ai u hap në bazë të faqes së Komitetit Organizativ të Olimpiadës. Ata që dëshirojnë mund të porosisin Leopardin, Lepurushin, Ariun e Bardhë si dhe rreth 100 artikuj të tjerë nëpërmjet kësaj adrese

0shop.sochi2014.com

.

Përkatësisht mundësive të veta funksionale dhe nivelit të ofrimit të shërbimit dyqani online “Soçi-2014” është më inovativi në gjithë historinë e lëvizjes olimpike. Ai do të jetë 24 orë në shërbim të klientëve, ka mundësi të përzgjedhë artikujt mbi bazë të një numri rekord parametrash - 15, kurse koha e konfirmimit të porosisë nuk i kalon 15 minutat, tregoi për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Presidenti i Komitetit Organizativ të Lojrave Olimpike Dimërore Dimitri Çernishenko:

- Posaçërisht për banorët e Rusisë ne kemi parashikuar funksionimin e linjës telefonike 24-orëshe, e cila, meqë ra fjala, është linja e parë falas që përdoret në dyqane të tilla elektronike. Për shembull, në qoftë se ju dëshironi të porositni disa artikuj, bile dhe në orën 4 të mëngjesit, mund të lidheni me operatorin, i cili do t’ju ndihmojë të organizoni blerjen. Kapaciteti aktual i saj lejon trajtimin e një numri të madh porosish.

Aktualisht në shitje janë hedhur rreth 100 artikuj të ndryshëm - veshje të firmave të njohura, suvenire, lodra, artikuj kancelarie, gota, kriklla dhe plot produkte të tjera. Në fillim të vitit 2012 artikujt e këtij Internet-dyqani do të rriten në mënyrë të ndjeshme. Në të ata që dëshirojnë do të kenë mundësi të blejnë artikuj të bërë nga mjeshtrat popullorë, çata udhëtimi dhe plot mallra të tjera me simbolikën e Lojrave Olimpike dhe Paralimpike - gjithsej 500 të tillë. Pagesa e blerjeve mund të bëhet me anë të kartës bankare Visa si dhe me para në dorë. Blerësit do ti kënaqë kostoja e ulët e produkteve olimpike, thekson Dimitri Çernishenko. Çmimet tona janë rreth një herë e gjysëm më të ulëta se sa ato të Internet-dyqanit, për shembull, të Lojrave Olimpike në Londër. Për lodrat-talisman, të cilat kanë gëzuar tradicionalisht kërkesë të lartë, çmimi fillestar fillon nga 370 rubla (rreth 12 $) e sipër, që është shumë më i lirë se çmimi i talismaneve të ngjashme të lojrave të tjera.

0Të gjitha të ardhurat e fituara nga shitjet do të shkojnë për organizimin e Lojrave Olimpike. Sipas fjalëve të Presidentit të Komitetit Organizativ të Lojrave Olimpike Dimërore Dimitri Çernishenko, të ardhurat nga shitjet do të përbëjnë rreth 1 milion $, shifër kjo e krahasueshme me të ardhurat nga shitjet online të komiteteve organizative të olimpiadave paraardhëse. “Fitimet do të derdhen në arkën e organizatorëve të Lojrave - thotë Dimitri Çernishenko - me qëllim që ne të kemi mundësi të organizojmë Lojrat më të mrekullueshme, më inovative në gjithë historinë e lëvizjes olimpike”.

Elena Kovaçiç