Presidenti afgan Hamid Karzai kërkoi nga NATO ndërprerjen imediate të inkursioneve të natës. Siç deklaroi në Kabul përfaqësuesi i tij, Presidenti nuk dëshiron që të huajtë të dynden me bastisje në shtëpitë afgane.

0Të hënën udhëheqja e Aleancës së Atlantikut të Veriut deklaroi se do të rrisë numrin e inkursioneve të natës pavarësisht protestave të popullsisë. U argumentua se operacione të tilla janë shumë efektive në luftën kundër talebanëve. Por aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut mendojnë se gjatë tyre gjejnë vdekjen banorët paqësorë dhe ushtarakët afganë, ndërkohë që veprimtaria e militantëve mbetet pa ndryshim. Karzai i ka shprehur vazhdimisht protesta aleatëve perëndimorë në lidhje me vdekjen për faj të tyre të popullsisë civile.