Kompania ruse “Gazprom” ka konfirmuar se tubacioni “South Stream” (“Rryma Jugore”) do të vihet në shfrytëzim në dhjetor të vitit 2015. Tashmë u përcaktua rruga përfundimtare e gazsjellësit. Ai do të shtrohet jo nëpër territorin e Austrisë, por në atë të Italisë së veriut. “Gazprom” hoqi dorë nga transportimi i vëllimeve të mëdha të gazit në depot nëntokësore të ruajtjes së tij në Baumgarten-in austriak dhe nga shtrimi i tubacionit nëpër territorin e Greqisë dhe fundin e Detit Adriatik në jug të Italisë.

0Qëllimi i ndërtimit të tubacionit “South Stream”, një pjesë e të cilit do të shtrohet nëpër fundin e Detit të Zi, është diversifikimi i furnizimeve të gazit rus në vendet e Evropës Qendrore dhe Jugore. Fillimi i ndërtimit të tij është planifikuar për vitin 2013.