Reshjet e bollshme në formë shiu të akullt dhe oshilacionet e theksuara të temperaturave krijuan në Moskë kushtet për cingërima dhe ngrirje të rrugëve. Si rezultat duke filluar që nga dita e shtunë, më 17 dhjetor, u rrit numri i aksidenteve automobilistike dhe traumatizmit në rrugët e kryeqytetit rus.

0Më 19 dhjetor në jugperëndim të Moskës ndodhi një aksident i madh - u përplasën keq 5 makina. Gjatë kësaj u plagosën dy persona, të cilët mundën të dalin megjithatë në mënyrë të mëvetësishme nga automobilat e deformuar. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve që mbërritën në vendin e aksidentit lanë karburantin e derdhur në rrugën e trafikut të ngjeshur të makinave. Shërbimet e qarkullimit rrugor janë vënë në regjim të jashtëzakonshëm pune.