Rusia dhe Evropa do të fillojnë të përgatisin misionet e përbashkëta në Hënë, në Venerë dhe Jupiter. Për këtë deklaroi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë "Roskozmos" në takimin e zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Hapësinore Evropiane.

0Sipas fjalëve të tij, planifikohet realizimi i fluturimit drejt Jupiterit dhe ulja në një nga satelitët e tij të akullt, sjellja e motrave të dheut nga rajoni polar i Hënës dhe studimi i atmosferës së Venusit me uljen në sipërfaqen e këtij planeti. Zbatimi i projekteve të sipërpërmendura është planifikuar për periudhën e viteve 2016-2020.