Pronarët e aeroportit “Domodedovo” ngarkuan Bankën Goldman Sachs që të fillojë të merret me kërkimin e blerësit për një nga aeroportet më të mëdhenj të Moskës. Informacioni mbi gatishmërinë e pronarëve të “Domodedovo” për të dalë nga biznesi u duk në sfondin e kritikës së rreptë në adresë të tyre nga ana e Kryeministrit Vladimir Putin.

0Zyrtarët kanë shfaqur në mënyrë të përsëritur pretendime e kritika ndaj punës së aeroportit “Domodedovo”. Në veçanti, pas aktit terrorist të janarit të vitit 2011, kur gjetën vdekjen 37 veta, Presidenti Medvediev kërkoi identifikimin e pronarëve të aeroportit. I vetmi pronar i njohur i aeroportit Dimitri Kamenshik nuk e ka komentuar në kurrfarë mënyre informacionin rreth marrëveshjes që po përgatitet.