Helikopteri i transportit Mi-26, një nga helikopterët më të mëdhenj transportues në botë të prodhimit serik, i cili po transportonte 15 ton karburant bëri një ulje të komplikuar emergjente në Qarkun Autonom Hanti-Mansijskij (në veri të Rusisë). Në bordin e tij ndodheshin 7 persona, 2 prej të cilëve pësuan trauma serioze dhe tani ndodhen në gjendje shumë të rëndë.

Për në vendin e incidentit janë nisur zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit, të cilët duhet të përshkojnë rreth 300 kilometra rrugë deri atje.