Qeveria e Japonisë shpalli fituesin e tenderit F-X për furnizimin e 42 aeroplanëve gjuajtës, i cili po vazhdon që nga prilli i vitit 2011. Tenderin e fitoi gjuajtësi amerikan me perspektivë i tipit F-35A Lightning II. Siç pritet, blerja e aeroplanëve të rinj do të fillojë pas vitit 2012, kurse vlera e transaksionit do të përbëjë më shumë se 4 miliardë $. Sipas të dhënave të qeverisë, kompanitë japoneze do të përfshihen në mënyrë aktive në montimin e avionëve të rinj, të cilët destinohen të zëvendësojnë pjesërisht aeroplanët e tipit F-4EJ Kai Phantom të prodhimit të përbashkët amerikano-japonez.

0Vendimi i qeverisë së Japonisë për blerjen e gjuajtësve F-35 është rrjedhojë logjike e politikës së Tokios, e cila drejtohet për prokurimin e armatimeve dhe teknikës ushtarake kryesisht të prodhimit amerikan.