Sot kompania dërgoi deklaratën përkatëse në Gjykatën e Rrethit Vanersborg në perëndim të Suedisë.

0Ristrukturimi i kompanisë, i cili filloi në shtator të vitit 2011, duhej brenda 3 muajve ta mbronte “SAAB” nga çdo përpjekje për likuidim dhe shitje pjesë-pjesë të saj. Por blerja e gjigandit suedez të prodhimit të automobilave nga kompanitë kineze “Yanmen” dhe “Panda” për 100 milionë euro u pezullua nga pronari i mëparshëm i saj “General Motors”. Koncerni amerikan e shpjegoi këtë hap të vetin me unikalitetin e licencimit të marrëveshjeve të veta, të cilat kanë të bëjnë me teknologjitë e prodhimit të automobilave.