Në Jakuti (Yakuti-Siberi) në temperatura shumë të ulëta kaloi testimin aeroplani i ri gjigand amerikan i mallrave “Boeing-747-8”.

Gjatë testeve të kryera prej specialistëve amerikanë në aeroportin e Jakutskut (Yakutsk), pas uljes lejoheshin që të ftohen motorët e aeroplanit deri në temperaturën e ajrit, kurse më pas ndizeshin sërisht për tu provuar se si do të funksionojnë në regjime të ndryshme.

0Gjatë kohës së zhvillimit të testeve temperaturat në Jakutsk binin deri nën 40 gradë Celsius. “Boeing-747-8” është aeroplani më i madh i mallrave i kompanisë “Boeing”.